Translate

Monday, September 2, 2013

Thërmija

November 23, 2011 at 7:22am
Të gjesh më perfekten ndër mijëra thërmija,
Ëndrrën më të vyer që t'kthen në pafajësi,
Do shkelësh mbi gjurmët që lë pas veç hija, 
Por kërkimi yt do mbesë në përjetësi.

Të jesh nënë dhe at, fëmijë, burrë dhe grua,
E vetmja krijesë që mund të falë përqafim,
Krijesë që përpiqet të marrë shpirtra hua, 
Të jesh zot i vetes e t'jetosh në dyshim.

Të shohësh t'tjera jetë në rrugë paralele,
Një shpirt që vetëvritet në mungesë t'dhembshurisë,
Në tekat e fatit të veshësh me zhele,
Dy buzë që kalojnë përbri dashurisë.

E aty në kufi të jesh i paprekur,
Veç shpirti lodron si në shtegtimin e jetës,
Të shohësh të ardhmen në trupa të vdekur,
T'jetosh mrekullinë me çmimin e s'vërtetës.

No comments:

Post a Comment