Translate

Wednesday, September 4, 2013

Jetova

January 15, 2013 at 6:50am

Bie shiu dalëngadalë,
Thyhet koha brenda meje,
Stinët kthehen valë valë,
Ndjej përsipër njëmijë qieje.
Kështu vijnë mijëra kujtime,
Plot mundim si dimri i vonë,
T'shigjetojnë me ca shikime,
Edhe mbeten përgjithmonë.
Fol o muzg i dimrit tim,
Nëse do, shpërndaji retë,
Me një dritë si vetëtimë,
Porsi hënë në natë të qetë.
Fol o jetë që hesht përherë,
A kam qenë i denjë për ty,
A veç një gabim, një tmerr,
Që veç terrin mban në sy?!
Një pasqyrë ku shohin veten,
Ky imazh merr fund mbi të,
Veç një grumbull kockash mbeten,
E një pëshpërimë nën zë.
E kjo pëshpërimë do vdesë,
Dalëngadalë si shiu që zgjova,
Mbetet veç një kohë të pres,
E më pas të them, jetova...

No comments:

Post a Comment